KORFUZI

GREQI

Korfuzi është ishulli i gëzimit dhe mikpritjes, i cili ndodhet në verilindje të detit Jon. Ai ndodhet përballë pjesës kontinentale të Epirit dhe ndahet më Shqipërinë, në pjesën veriore të tij nga një ngushticë me gjatësi 1.5 milje detare.

Agjenti Lokal

Corfu Port, Greece

Ionian Seaways – Ionian Cruises
Ethn. Antistaseos 4, New Port
T. +(30) 26610 386903164925155
F. +(30) 26610 38787 – 26555

Rruget

Corfu to Saranda
Saranda to Corfu
How to Book

Rreth Korfuzit

kryeqytetit i ishujve Jonianë, Eptanision (7 Ishujt), me sipërfaqe 592 km2. Ai është ishulli i dytë për nga madhësia, ndër shatë ishujt, me një vijë bregdetare prej 217 km, por i pari për numrin e popullsisë, me mbi 110.000 banore. Kurfuzi është ishulli më i blertë i gjithë ishujve grekë. Bimësia impresionuese, përbëhet në tërësinë e saj nga drurët e ullinjëve dhe qiparisave, rreth 4 milion pemë ulliri, të mbjellë që në periudhën veneciane gjatë shekujve të 13-të deri në 18-in. Maja më e lartë e ishullit është mali i Pandokrator-it, me një lartësi 906 m.
Klima e Korfuzit është e butë dhe e lagësht. Ekonomia e ishullit bazohet kryesisht në bujqësi, por më së shumti te turizmi. Vaji cilësor i ullirit është në pararojën e produkteve dhe është ndër më të mirët e Greqisë. Prodhimet e tjera përbëhen nga qumështi, gjalpi, djathi, vera e bardhë dhe mishi i përpunuar.

Një nga produktet më të famshme jo vetëm e ishullit, por unik për të gjithë Europën është ‘komkuati’, një lloj shumë i veçantë portokalli, i vogël në përmasë. Ky lloj i veçantë portokalli u soll nga Marko Polo në ishull, në shek.. e 13-të, i cili e kishte marrë në Kinë. Banorët e Korfuzit prodhojnë liker dhe ëmbëlsira të athëta me të. Burimi kryesor i të ardhurave për ishullin vjen nga turizmi shumë i zhvilluar dhe cilësor. Qyteti ka të njëjtin emër me atë të ishullit, Korfuz dhe është i ndërtua në stilin Venecian. Qendra historike e qytetit ka gjithashtu elementë të arkitekturës franceze dhe britanike.
Monumentet më të bukura të periudhës veneciane janë:

 

Nga periudha britanike veçon godina e mrekullueshme e Pallatit Mbretëror, sot muzeumi i Artit Aziatik. Unike në Mesdhe, në stilin e vet Xhorxhian (arkitektura Xhorxhiane në vendet anglishtfolëse konsiderohet stili i ndërtimeve ndërmjet viteve 1714 – 1830). Pallati është ndërtuar me gurë të sjellë nga Malta midis viteve 1819-1824 nga Sër G. Whitmore dhe iu dedikua Shën Gjergjit (Saint George) dhe Shën Mihalit (Saint Michael), si edhe shërbeu si vendbanimi i Komisionerit të Lartë të Korfuzit, Sër Tomas Maitland . Nga periudha franceze dallojnë:

1- Arkadat e Liston-it, që janë një miniature e “Rruga e Rivoli-t” (Rue de Rivoli) në Paris, ndërtuar nga arkitekti famshëm francez Leseps.
2- Akademia Joniane (1808), ndërtesa më e spikatur e periudhës franceze, i njohur si i pari universitet i Greqisë moderne. 1- Dy kështjellat. Më e vjetra prej tyre është ndërtuar në fillimet e shek. të 16-të, e quajtur Kështjella e Detit (Castelo dal Mare, sot Paleofrurion-Rojtarëve të vjetër) dhe më e reja, e ndërtuar disa vite më vonë, në po të njëjtin shekull (1576), e quajtur Kështjella e Tokës (Castelo da Tera), ndërtua në nderim të Shën Markut. 2- Ndërtesa më e veçantë është Katedralja Katolike, ndërtuar në shek.. e 14-të, dedikuar Shën Xhakomos.
3- Ndërtesa e Bashkisë së qytetit, që më fillimet e veta quhej Llozha e Fisnikëve (Loggia Nobilei ), ndërtuar midis viteve 1663-1693, në stilin barok të Rlindjes. Është ndërtesa e vetme e ishullit e ndërtuar më gurë sisnion-anë.

Një tjetër karakteristikë e qendrës së vjetër historike të Korfuzit janë kishat, shumica prej tyre të ndërtuara gjatë periudhës venedikase. Më të njohurat janë:

1) Kisha ortodokse greke e Shën Spiridhonit, i cila konsiderohet shenjtori i ishujve, ndërtuar në vitin 1590. Reliket Shën Spiridhonit gjenden në kasa argjendi vezulluese.

2) Katedralja ortodokse greke, Bazilika, dedikuar Virgjëreshës së Bekuar, e ndërtuar në vitin 1577. Në këtë kishë ndodhen reliket e Perandores bizantine Shën Theodhorës Augusta dhe Shën Vlasios. Qyteti ka pesë muzeume: Muzeu i Arteve Aziatike, Muzeu Solomos, Muzeu i Monedhave, Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Bizantin. Vetëm 5 km larg nga qyteti i Korfuzit, në fshatin tradicional piktoresk të Gastrurit ndodhet pallati i Princeshës bukuroshe dhe elegante Elizabtës së Austrisë (Sissy). Pallati i Akilit është ndërtuar në një ndërthurje të stilit Pompeian dhe Neoklasik, nga arkitektët italianë Raphaelo Cardilo dhe Antonio Landi, midis viteve 1890-1892.

Pak histori

Korfuzi ka qenë i banuar që në epokën paleolitike, 70.000-40.000 para Krishtit. Sipas mitologjisë dhe gojëdhënave, ishulli mori emrin nga zana Korkira, vajza e Asoposit, Perëndia e lumit Peloponezian. Poseidoni, Perëndia i detit ra në dashuri me të, e rrëmbeu dhe e çoi në ishull. Nga bashkëjetesa e tyre, lindi Faekasi, themeluesi i fisit të faekonëve. Për këtë Korfuzi quhet edhe sot ishulli i Faekasve. Sipas Homerit dhe legjendave, në gjirin e Ermones, që ndodhet në veriperëndim të ishullit Nausika, bija e mbretit Alkinou, gjeti anijen e mbytur të Odisesë. Pozicioni shumë i lakmuar gjeografik, midis Lindjes dhe Perëndimit, e kishte shndërruar Korfuzin në epiqendër të shumë pushtimeve të huaja.
Pushtuesit e parë ishin eretrianët gjatë periudhës 775-750 para Krishtit, më pas atëherë Korinthasit 734-602 dhe më në fund romakët, nga viti 229 para Krishtit deri në vitin 337 pas Krishtit. Gjatë periudhës bizantine, për rreth katërmbëdhjetë shekuj, ishullin i Korfuzit nuk u pushtua asnjëherë. Nga viti 337 deri në vitin 1267, ai ishte pjesë e pandarë e Perandorisë Bizantine. Për rreth pesë shekuj, ishulli i Korfuzit ishte nën mbrojtjen e Venedikut, nga viti 1386 deri në 1797. Gjatë kësaj periudhe, otomanët u përpoqën pesë herë për të pushtuar ishullin e Korfuzit, por pa sukses (1431-1537-1571-1573-1716). Pak para fillimit të shekullit XIX, republikanët francezë, të udhëhequr nga Napoleon Bonaparti, pushtuan ishullin e Korfuzit. Pasi francezët u mundën dhe Napoleoni u rrëzua në 1814, Korfuzi dhe të gjitha ishujt e tjerë Jonianë, u pushtuan nga britanikët për 50 vjet (1814-1864). Më në fund, më 21 maj 1864 Korfuzi dhe të gjithë ishujt e tjerë të Jonit u bashkuan me Greqinë. Në këtë ditë flamuri grek u ngrit në kalanë e vjetër të “Castelo da Mare”