Nëse jeni një tifoz i Rajonit të Ballkanit, Saranda Shqipëria është vendi i duhur për t’u vizituar.
Shqipëria si destinacion turistik është mënjanuar për një kohë të gjatë. Por kjo ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit. Sot, në të kundërt, Shqipëria njihet si një nga destinacionet më të bukura turistike të verës.
Saranda apo Sarandë është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë shumë afër ishullit grek të Korfuzit. Pikërisht 14 km në lindje të skajit të veriut të ishullit.
Për aq kohë sa keni zgjedhur Sarandën për pushimet tuaja të verës, ka disa mënyra për të udhëtuar. Një nga rrugët më të mira është të fluturoni për në aeroportin e Korfuzit dhe pastaj të merni tragetin për në portin e Sarandës. Aeroporti i Korfuzit është një aeroport internacional dhe gjatë verës ka shumë fluturime çarter. Për këtë fakt, ju mund të rezervoni një fluturim të lire për në Korfuz. Pastaj ju mund të merrni tragetin nga Korfuzi në Shqipëri, Sarandë. Ky është një udhëtim vetëm 35 minuta për të mbëritur në destinacionin tuaj.
Turistët e vizitojnë Sarandën si destinacion pushimi. Të tjerët për një udhëtim ditor ose një shëtitje në det. Pavarësisht arsyes së vizitës tuaj në Sarandë, ka disa pamje që ju nuk duhet ta humbisni mundësinë për t’i eksploruar.
Para së gjithash,ju duhet të kaloni disa kohë duke vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore Unesco. Afërsisht prej 40 minutash arrini aty nga qyteti i Sarandës. Butrinti ju jep iluzionin për të vizituar një mikrokozmos të Historisë Evropiane. Ekspozitat e tij janë me origjinë nga Perandoritë më të mëdha të zonës, si grekët, romakët, bizantinët dhe osmanët.
Për më tepër, duhet të eksploroni Syrin e Kaltër. Është vendosur pak nga rruga midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Syri i kaltër siç dihet, për shqiptarët është një burim natyral i ujit të kristaltë blu. Ky është një fenomen natyror që vlerësohet të jetë thellësisht 45 metra, edhe pse disa kërkojnë të shkojnë edhe më tej.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duhet të vizitoni qytetin madhështor të Gjirokastrës, gjithashtu edhe vend I Trashëgimisë Botërore të Unesco. I ndodhur midis të rrugës Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë dhe qytetit të Sarandës. Gjirokastra është një qytet i vogël me një stil të veçantë arkitekturor. Qyteti del në pah nga një Kështjellë dhe mund të veçohet si një shembull i rrallë i një qyteti tradicional.
No Comments
Ju Mund Te Jeni Interesuar
Informacion i dobishëm për lëvizjen nga Greqia në Shqipëri sipas masave aktuale për të kufizuar COVID-19. (I VLEFSHËM NGA 06/09/2021)
Informacion i dobishëm për lëvizjen nga Greqia në Shqipëri sipas masave aktuale për të kufizuar COVID-19 Veprimet para udhëtimit nga Porti i Sarandës (Shqipëri) në Portin e Korfuzit (Greqi) Plotësimi i PLF (Formulari i lokalizimit të pasagjerëve) nga faqja zyrtare e Ministrisë( https://travel.gov.gr/#/ )të paktën…
Lexo më shumëSpianada i Korfuzit: Sheshi më i madh në Greqi
Në zemër të qytetit të Korfuzit, do të gjeni Spianada, sheshi më i madh në Greqi. Me 42,000 metra katrorë, është renditur i 27-ti për nga madhësia në botë. Për herë të parë u krijua në 1516 nga Venecianët dhe u zgjerua më vonë në…
Lexo më shumë