Kur ishte nën pushtetin e Venedikasve,Francezëve dhe Britanikëve, kultura e Korfuzit u ndikua shumë prej tyre. Për shkak të këtij fakti, atje u hap Universiteti i Parë Grek, Orkestra Filarmonike e Parë dhe Shkolla e Parë e Arteve të Bukura. Qyteti i Vjetër i Korfuzit është shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore Unesco. Ndërsa shëtisni nëpër rrugët e tij të ngushta ,në të ashtuquajturat “kantina” ju mund të ndjeni një magji të fuqishme rreth atmospheres së qytetit. Kjo magji  e ka origjinën nga monumentet e saj historike dhe trashëgimia multi-kulturore. Për të zbuluar këto pamje një shëtitje nëpër qytetin e vjetër të Korfuzit është e vtmja gjë që duhet të bëni.

 

Corfu Esplanade Square, Day Tour From Saranda City

 

Zbuloni:

-Sheshi Spanjoll (Espinada) është sheshi më i madh në Ballkan që ndodhet në qendër të qytetit të vjetër të Korfuzit përpara Kalasë së vjetër. Thuhet se është ndërtuar për arsye mbrojtjeje nga Venedikasit, gjatë shekullit XVI dhe XVII.

Liston ndodhet përgjatë një ane të sheshit Spianada dhe është pika më e zakonshme e ishullit, e mbushur me kafene elegante.

Kalaja e vjetër (Fortesa e Vjetër) është e vendosur në qendër të qytetit ,ndërsa Kalaja e re (Fortesa e Re) është  ndërtuar në kodrën e Shën Markut.Të dyja  janë  ndërtuar  në shekullin e 15-të.

 

Corfu Esplanade Square, Day Tour From Saranda City

Kisha e Shën Spiridhonit ,ai është shenjti mbrojtës i Ishullit të Korfuzit.Sendet e tij mbahen në kishë dhe i ekspozojnë në  Qytetin e Vjetër të Korfuzit 4 herë në vit.Kjo bëhet për të festuar mbrekullitë e tij. (E Diela e Palmës, e premte e mirë, 11 gusht dhe  e diela e parë e Nëntorit).

Muzeu I kartmonedhave ndodhet në  Bankën Ionian ku paraqitet një përmbledhje e monedhës greke nga viti 1822 deri në ditët e sotme.

Muzeu Arkeologjik  në të cilin  mund të gjeni zbulimet arkeologjike të Tempullit të Artemisit dhe të qytetit antik të Korfuzit.

Muzeu I Dionisios Solomos poetit nderkombetar grek eshte ne Corfuz edhe sepse ai eshte lindur ne Zante tene vitin 1798.Ai kaloj jeten me te madhe tek ishulli I Korfuzit dhe vdiq atje ne vitin 1857.Shtepia e tij u demtua ne luften e II boterore dhe u ndertua prape per nderin e tij dhe eksiston sot si museum.

Muzeu i artit Aziatik është i vetmi i këtij lloji në Greqi. Pas një kontributi prej 10,500 artikujsh nga Georgios Manos, muzeu u themelua në vitin 1927. Ai është ngritur në një ndërtesë neoklasike në stilin gjeorgjian, Pallatin e Michael dhe Xhorxh.

 

Saint Michael &Amp; Saint George Palace, Corfu Excursions

Muzeu Serb i Korfuzit  në të ndodhen ekspozita të ushtarëve serbë në luftën e parë Botërore .Kur ushtria serbe dhe qeveria e tyre ishin në mërgim, ata gjetën strehim në Korfuz pas sulmit të Astro-Hungarezëve,gjë që shkaktoi rënien e Frontit Serb.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Comments

Post A Comment

Ju Mund Te Jeni Interesuar

Informacion i dobishëm për lëvizjen nga Greqia në Shqipëri sipas masave aktuale për të kufizuar COVID-19. (I VLEFSHËM NGA 06/09/2021)

Informacion i dobishëm për lëvizjen nga Greqia në Shqipëri sipas masave aktuale për të kufizuar COVID-19 Veprimet para udhëtimit nga Porti i Sarandës (Shqipëri) në Portin e Korfuzit (Greqi)  Plotësimi  i PLF (Formulari i lokalizimit  të pasagjerëve) nga faqja zyrtare e Ministrisë( https://travel.gov.gr/#/ )të paktën…

Lexo më shumë

Spianada i Korfuzit: Sheshi më i madh në Greqi

Në zemër të qytetit të Korfuzit, do të gjeni Spianada, sheshi më i madh në Greqi. Me 42,000 metra katrorë, është renditur i 27-ti për nga madhësia në botë. Për herë të parë u krijua në 1516 nga Venecianët dhe u zgjerua më vonë në…

Lexo më shumë